Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve aleate të NATO-s mblidhen më 12 shkurt 2026 në selinë e Aleancës në Bruksel, në kuadër të takimit të rregullt ministror, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Mbështetja për Ukrainën do të përbëjë sërish një nga shtyllat e diskutimit, së bashku me foricimin e mbrojtjes, zbatimin e angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të saj dhe vëmendje për krahun lindor të Aleancës.

NATO konsideron se siguria e vendit të gjendur prej 4 vitesh nën sulmin e Rusisë, mbetet e lidhur ngushtë me sigurinë e asaj vetë. Sakaq, në samitin e mbajtur në 2025, vendet anëtare ranë dakord që deri në vitin 2035 të investojnë çdo vit 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje dhe siguri.

Sipas një deklarate të NATO-s, ministrat do të vlerësojnë progresin e bërë që nga Samiti i Hagës, përfshirë mënyrën se si po përmbushen angazhimet për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe forcimin e kapaciteteve industriale të sektorit të mbrojtjes.

Ministrat pritet gjithashtu të shkëmbejnë pikëpamje mbi zbatimin e misioneve dhe aktiviteteve të udhëhequra nga NATO, përfshirë misionin KFOR në Kosovë, i cili është misioni më i gjatë dhe aktualisht më i madh i Aleancës.

“NATO mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Angazhimi ynë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit është i palëkundur dhe nuk do të lejojmë krijimin e një vakuumi sigurie,” thuhet në deklaratën e saj.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion