Ngeli jetim nga rrëzimi i teleferikut, 5-vjeçari kërkon prindërit e tij në spital

Bota

Ngeli jetim nga rrëzimi i teleferikut, 5-vjeçari kërkon

5-vjeçari Eitan, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë në Itali, ku u shkëput teleferiku, po pyet për prindërit që i vdiqën në aksident.

Kjo u njoftua nga mjekët e spitalit Regina Margherita në Torin, ku i mituri është i shtruar.

Gjyshja dhe tezja e tij i gjenden pranë dhe po përkrahin të voglin që mbeti jetim.

Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe po vijon të mbahet nën vëzhgim nga mjekët.

ME TE LEXUARAT