Reshje shiu dhe breshër, ja si pritet të jetë moti gjatë fundjavës

Aktualitet

Reshje shiu dhe breshër, ja si pritet të jetë moti gjatë

Për ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira në zhvillim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje e shiu të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun dhe qendrën si dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Për ditën e diel pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal. Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion