"Republikë bananesh...", Pfizer i bllokon ngarkesën me vaksina Izraelit: Nuk na ka paguar

Pfizer ka ndaluar dërgimin e vaksinave në Izrael pasi ky shtet nuk ka paguar për ngarkesën e fundit me 2.5 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Drejtuesit e Pfizer kanë thënë se janë të shqetësuar që qeveria në tranzicion nuk do të paguajë, prandaj kompania nuk dëshiron të dërgojë më vaksina.
Ata u shprehën se nuk e kuptojnë se si mund të ndodhë një situatë e tillë në një vend të organizuar.
Madje Pfizer e quajti Izraelin një “republikë bananesh”.
Një dërgesë prej 700,000 dozash pritej të mbërrinte në Izrael të dielën, por u shty deri në një njoftim tjetër.
Pfizer tha për “The Jerusalem Post” se kompania ka përfunduar të gjitha dërgesat në Izrael sipas marrëveshjes së saj fillestare për të siguruar vaksinën e saj COVID-19, të nënshkruar në nëntor të 2020-ës.
“Kompania aktualisht po punon me qeverinë Izraelite për të përditësuar marrëveshjen, për të furnizuar me vaksina shtesë vendin.
Izraeli pagoi për 10 milion vaksinat e para, por qeveria nuk dha as edhe një cent për ngarkesën e fundit prej 2.5 milion dozash.


