"Nëna e baba lindën sërish...", Cakaj jep lajmin e mirë pasi kërkoi ndihmë urgjente

Politikë

"Nëna e baba lindën sërish...", Cakaj jep lajmin e

Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ndan me miqtë në “Facebook” lajmin e mirë se prindërit e tij kanë mposhtur koronavirusin, pas një muaji betejë sfilitëse.

Në një mesazh prekës, ish-ministri Cakaj thekson se nëna dhe babai i kanë lindur sërish, pas një muaji me çerek fryme e shpirti, duke luftuar paepur me hijen e zezë të vdekjes.

“Pas më shumë se një muaji në betejën sfilitëse me COVID-19, gjatë së cilës ata me çerek fryme e shpirt ndër dhëmbë luftuan paepur me hijën e zezë të vdekjes, nëna e baba, lindën sërish.

E, unë, pas krejt ditëve të zymta me dhimbje të plumbtë e netëve të gjata me ankth të pambarimtë, sot, si asnjë herë më parë, ndjej për ta dashuri të pamatshme e mirënjohje të pafund❤…”, shkruan Cakaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion