Rekord pozitiv në Britani, 60% e të rriturve janë vaksinuar

Bota

Rekord pozitiv në Britani, 60% e të rriturve janë vaksinuar

Tre në pesë njerëz të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, tha të martën sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Sipas tij, 31,622,367 njerëz në total kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 5,496,716 janë vaksinuar me dy doza. Shifra e fundit tregon se 10.4 për qind e popullsisë së rritur britanike është vaksinuar plotësisht, ndërsa 60% vetëm me një dozë.

Hancock tha se ky është një lajm “fantastik”.
Në një postim në Twitter, ai i falënderoi “të gjithë të përfshirët në shpërndarjen e vaksinave”.
“Ne po bëjmë përparime të mëdha në përpjekjen tonë kombëtare”, tha ai.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, me vaksinën Pfizer/BioNTech. Dy vaksinat tjera që përdor ky vend janë: AstraZeneca dhe Moderna. Të tria vaksinat duhet të jepen në dy doza për të qenë sa më efektive.

Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi. Ajo ka regjistruar numrin më të madh të viktimave në kontinent: mbi 127,000. Në total, mbi 4.3 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus atje./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion