20-vjeçarja britanike në hall: Për shkak të pasionit tim ‘të frikshëm’ s'po gjej dot të dashur

Bota

20-vjeçarja britanike në hall: Për shkak të pasionit tim
Një vajzë në Britaninë e Madhe ka treguar për “vështirësitë” që po has për të gjetur dashurinë e vërtetë për shkak të pasionit të saj “të errët”, e që është mbledhja dhe koleksionimi i kafkave të kafshëve.

20-vjeçarja nga Birminghami, Jessica Powell u shpreh se meshkujt zhduken, pasi mësojnë se ajo kënaqet duke rrjepur kafshët dhe koleksionon eshtrat e tyre.

Megjithatë ajo refuzon të heqë dorë, duke shpresuar se një ditë dashuria e vërtetë do të trokasë në derën e saj.

20-vjeçarja britanike në hall: Për shkak të pasionit tim

“Nuk kam shumë fat me lidhjet. Gjithçka shkon mirë deri në momentin që iu tregoj për pasionin tim për të koleksionuar kafka, e cila përfshin rrjepjen e kafshën dhe më pas zierjen e saj. Më pas kockat pa mish i vendos në peroksid për t’i zbardhur, dezinfektuar dhe për t’iu hequr yndyrën e për t’i vendosur më pas në koleksion. Mua më duket shumë interesant pasioni im, por jo të gjithë mendojnë kështu”, tregoi Jessica. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion