Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi/ Erdogan sulmon kundërshtarin: Ne me Allahun, Kilicdaroglu me terroristët

Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi/ Erdogan sulmon

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, do të përballet këtë fundjavë me rivalin e tij kryesor në zgjedhje, Kemal Kilicdaroglu. Sakaq, Erdogan ka nisur fushatën e tij duke sulmuar Kilicdaroglun.

“Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët në malin e Kandilit. Ne, marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë. Ky është ndryshimi ynë”, u shpreh Erdogan gjatë një takimi elektoral me mbështetësit e tij.

Sulmet mes tyre u intensifikuan më tej pas publikimit të disa videove ku Kilicdaroglu shfaqet duke u takuar me krerët e Partisë Kurde në Kandil, një zonë në veri të Irakut, e cila konsiderohet si një ndër vendstrehimet më të mëdha për terroristët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por rezulton jo e vërtetë, pasi ekspertët arritën të konfirmonin se videoja në fakt është një montazh i pastër, i dy momenteve të ndryshme që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Më 28 maj do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

ME TE LEXUARAT