U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Aktualitet

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Dy shtetasit rusë Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç të arrestuar verën e shkuar pasi u futën në uzinën e Gramshit, janë liruar nga burgu.

Lirimi i tyre vjen për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.


Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim paraqitjeje për dy shtetasit rusë dhe arrest shtëpie për ukrainasin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.

Të rinjtë u arrestuan nga policia ndërsa u hetuan si spiunë të shërbimit sekret rus. Në çantën e tyre u gjetën aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte.

Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur gjithashtu edhe foto të Uzinës.

ME TE LEXUARAT