Pak minuta shi përmbytin rrugët e Lezhës, ja ku është situata më problematike

Aktualitet

Pak minuta shi përmbytin rrugët e Lezhës, ja ku është

Lezha është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Shirat kanë bërë që uji të vërshojë në disa lagje të qytetit duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

 

Situata më problematike është krijuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, në bllokun e banimit “11 Janari”.

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe disa biznese. Kjo është situatë e përsëritur sa herë ka reshje të dendura shiu në qytet, pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.

ME TE LEXUARAT