Tensione në qiell në Paqësor, Rusia provokon Japoninë, bombarduesit në ajër

Bota

Tensione në qiell në Paqësor, Rusia provokon Japoninë,

Rusia vijon të provokojë Japoninë. Qeveria e Tokios ngriti në ajër disa avionë lufte pasi zbuloi praninë e mjeteve fluturuese të Moskës “për mbledhjen e informacioneve” përgjatë brigjeve të saj në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Japonisë. Këtë e konfirmoi ushtria e këtij shteti aziatik.

Një avion rus ka udhëtuar nga veriu i Japonisë për në Jug gjatë brigjeve perëndimore, ndërsa një avion tjetër ka kryer një itinerar të ngjashëm por nga krahu i kundërt.

“Në kundërpërgjigje, janë aktivizuar bombarduesit e forcave ajrore të mbrojtjes së veriut dhe njësi të tjera”, thuhet në njoftimin e ushtrisë së Japonisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët ka pasur edhe provokime të tjera nga ana e Rusisë, përfshirë këtu edhe stërvitjen e madhe ushtarake që zhvilloi në dy ishuj që pretendohen edhe nga Japonia.

 

ME TE LEXUARAT