Me pankarta kundër keqqeverisjes, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama

Aktualitet

Me pankarta kundër keqqeverisjes, protestuesit mbërrijnë para

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër projektit në Zvërnec, protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej”.

Të mbledhur përballë selisë së qeverisë, ata po artikulojnë kërkesat e tyre, duke kërkuar mes të tjerash dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Protesta kundër planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec po zhvillohet për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kundërshtojnë edhe ndryshimet ligjore që, sipas tyre, prekin zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore të vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion