Raporti i SHBA-së për UFO-t: Eksperimente supersonike të Rusisë ose Kinës

Bota

Raporti i SHBA-së për UFO-t: Eksperimente supersonike të

Çështja e UFO-ve është një nga temat më të diskutuara së fundmi, sidomos pas njoftimit për raportin e SHBA-së. ”Neë York Times” në raport shkruan se nuk ka asnjë provë që UFO-t pikasur në 20 vitet e kaluara nga pilotët ushtarakë amerikanë janë anije kozmike të alienëve, por as nuk mund të përjashtohen.

Sipas raportit, ka siguri vetëm se këto nuk janë armë sekrete të Pentagonit, ndërsa shqetësimi po rritet se aksidentet u atribuohen eksperimenteve me teknologjia supersonike nga fuqitë rivale, ndoshta të Rusisë ose Kinës.

Parashikimi i hetimit jo vetëm e amerikanëve, ishte rritur javët e fundit për UFO-t. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama gjithashtu kishte ngritur ethet e kuriozitetit. “Ajo që është e vërtetë, dhe këtu jam serioz, është se ka imazhe dhe regjistrime të objekteve në qiell që nuk i njohim”, tha ai në një intervistë televizive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion