U vra një natë më parë në Ksamil, ja e shkuara e 40-vjeçarit në Angli

Aktualitet

U vra një natë më parë në Ksamil, ja e shkuara e

Policia ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit në Ksamil një natë më parë. Mësohet se viktima Gramoz Mema prej vitesh ka qenë emigrant në Angli dhe prej 10 vitesh ishte kthyer në vendlindje, ku jetonte me nënën e tij, pasi ishte beqar.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 21:45. Ai shquhej nga njerëzit pranë tij si person i qetë dhe pa probleme. Ai gjithashtu posedonte një lokal, shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik. Gjithashtu thuhet se ka edhe një shtëpi tjetër në Tiranë. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Sarandës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore.

ME TE LEXUARAT