Qëllohet me armë reperi i njohur, ndodhet në gjendje kritike për jetën

Bota

Qëllohet me armë reperi i njohur, ndodhet në gjendje kritike

Reperi i njohur, Baby Blue Pretty Ricky, është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën pas një të shtëne me armë.

Artisti 36-vjeçar i “Grind With Me”, u qëllua në Miami, sipas deklaratë të dhënë nga ekipi i tij. Baby Blue, u sulmua ditën e djeshme nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojrave të SpareZ, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”, është thënë në deklaratë.

Një video e publikuar në mediat sociale, tregon reperin e përgjakur menjëherë pas të shtënave, të shtrirë në tokë, ndërsa miqtë bërtisnin për ndihmë. Policia tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët.

Qëllohet me armë reperi i njohur, ndodhet në gjendje kritike

Kjo ngjarje është nën hetimin e policisë dhe ata janë ende në kërkim të të dyshuarve të mundshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion