Pasaporta e vaksinimit, Brukseli: Është gati në fund të…

Bota

Pasaporta e vaksinimit, Brukseli: Është gati në fund

Një muaj pasi Komisioni Europian propozoi një certifikatë dixhitale të gjelbër për lëvizjen e lirë për personat që kanë kaluar COVID-19 ose që janë vaksinuar, përfaqësuesit e shteteve anëtare u pajtuan mbi udhëzimet kryesore teknike.

Ky është një hap kryesor drejt ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme në nivelin e BE-së. Në të njëjtën kohë, shteteve anëtare u kërkohet të zhvillojnë menjëherë zgjidhjet e nevojshme teknike në nivelin kombëtar.Specifikimet teknike të rëna dakord përfshijnë strukturën e të dhënave dhe mekanizmat e kodimit, përfshirë Kodi QR, për të siguruar që të gjitha certifikatat, dixhitale ose të shtypura, mund të lexohen dhe verifikohen në të gjithë BE-në.

Në mënyrë që certifikatat dixhitale “jeshile” të jenë në dispozicion në qershor, zbatimi teknik duhet të vazhdojë paralelisht me procesin legjislativ. Tani, hapi tjetër nga pikëpamja teknike është krijimi i infrastrukturës kombëtare. Pas një faze pilot në maj, do të jetë gati në qershor.

Certifikatat do të lejojnë ata që janë vaksinuar, të cilët janë shëruar nga Covid-19 ose që kanë një test diagnostikues negativ të udhëtojnë më lehtë në BE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion