Protestat kundër masave anti-Covid në Gjermani, humb jetën një person, 600 të arrestuar

Një viktimë nga protestat kundër masave kufizuese në Gjermani. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar, shtetas gjerman.
Mësohet nga Policia se burri ishte ankuar se kishte ndjesi shpimi në krah dhe gjoks në kohën që oficerët kontrollonin ID -në e tij në Mitte të kryeqytetit, ku mijëra protestues ishin mbledhur të dielën pavarësisht ndalimit zyrtar të demonstratave.
Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave, të cilat u shoqëruan me shpërthime dhune ndërsa protestuesit kundërshtuan urdhrat për t’u shpërndarë dhe u përpoqën të thyenin rradhët e policisë.
Policët i dhanë ndihmën e parë burrit derisa mbërriti një ambulancë dhe e çuan në spital, ku më vonë ai vdiq. Një hetim është hapur për vdekjen e burrit. Autoritetet ende nuk japin një shifër për numrin e protestuesve dhe oficerëve të plagosur gjatë ngjarjeve të së dielës.


