"Presim duet me Anën", një tjetër konkurrent i "Përputhen" i futet muzikës
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 16:59
Showbiz

Nga Përputhen drejt botës së muzikës duket se është kthyer në trend tashmë.
Një tjetër konkurrent i emisionit shumë të pëlqyer për shqiptarët, ka vendosur të lançojë projektin e tij muzikor.
Bëhet flalë për djaloshin nga Mirdita, i cili "ndezi" shumë zemra, Rinian Leka.

Ai erdhi me një bashkëpunim me Marigonën dhe kënga titullohej “Drama”.
Mirëpo, kënga e tij nuk u prit mirë nga fansat, të cilët nisën ta ironizojnë.
“Presim duet me Anën”, ishte një nga komentet, duke iu referuar Ana Lleshit, e cila gjithashtu ka realizuar projekt muzikor.


