Kundër vaksinimit të detyrueshëm, shpërthejnë protesta edhe në Poloni

Bota

Kundër vaksinimit të detyrueshëm, shpërthejnë protesta

Kanë shpërthyer protesta masive edhe në Poloni kundër vaksinimit të detyrueshëm. Pas 7 ditësh tubime, një grup protestuesish u kanë vënë flakën 2 qendrave të vaksinimit.

Kryeministri polak deklaroi sot se se do të forcojë sigurinë e qendrave të vaksinimit.

“Fatkeqësisht, këto incidente përsëriten”- tha kryeministri para gazetarëve.

“Ata të gjithë do të dënohen rëndë, në përputhje me ligjin, dhe ne, përveç kësaj, do të marrim masa për të forcuar sigurinë e të gjitha këtyre qendrave”-shtoi ai.

Shefi i policisë, Jaroslav theksoi se këto ishin “incidente tronditëse” dhe njoftoi se personeli i sigurisë do të ishte i pranishëm “ditë e natë” pranë qendrave të vaksinimit.

Qeveria ka inkurajuar polakët që të vaksinohen, por shkalla e vaksinimeve është ngadalësuar ndjeshëm dhe mbetet relativisht e ulët në rajonet jugore dhe lindore të vendit.

Shumë pika vaksinimi po mbyllen për shkak të kërkesës së ulët.

 

ME TE LEXUARAT