Greqi, rëndohet situata nga zjarret, autoritetet paralajmërojnë vatra të reja, rajonet më të rrezikuara

Greqia vazhdon të jetë "e pushtuar" nga flakët në disa rajone. Sot kanë shpërthyer vatra të reja të shkaktuara nga rritja rekord e temperaturave.
Mësohet se, situata më e rëndë paraqitet në Messinia, Evros, Kavala dhe rajoni i Atikës.
Mediat greke raportojnë se, së fundmi një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore në Vasilitsi, Messinia ku menjëherë banorëve u është dhënë urdhër të largohen.
Autoritete greke kanë dhënë alarmin për rrezikun e lartë të zjarreve që mund të përfshijnë zona të tjera ditën e nesërme.
Rajonet që kanë rrezikshmëri të lartë të përfshihen nga zjarri ditën e nesërme:
Rajoni i Maqedonisë Lindore , Thrace PE Kavala)
Rajoni i Maqedonisë Qendrore (Prefektura Serres, Prefektura Selanik, Prefektura Halkidiki)
Rajoni i Thesalisë (Larisa, Magnezi)
Ishujt Jon
Epiri (Thesprotia, Preveza, Arta)
Rajoni i Greqisë Qendrore (Rajoni i Evisë, Rajoni i Fthiotida,
Rajoni i Boeotia, Rajoni i Fokida) • Rajoni i Atikës
Rajoni i Peloponezit
Rajoni i Greqisë Perëndimore
Rajoni i Kretës
Rajoni i Egjeut të Veriut
Rajoni i PE të Egjeut të Jugut Kalymnos


