“Dru” policisë gjatë një operacioni antidrogë, lëndohet 3 efektivë

Bota

“Dru” policisë gjatë një operacioni antidrogë,

Tre policë kanë përfunduar në spital pas një sulmi të dhunshëm gjatë një operacioni antidrogë në Katania të Italisë.

Ngjarja ndodhi në lagjen San Cristoforo, në një zonë të njohur për aktivitetin e shitjes së drogës. Gjatë ndërhyrjes, efektivët e skuadrës së lëvizshme të policisë u sulmuan me helmeta, shufra metalike dhe karrige.

Njëri prej policëve pësoi frakturë të hundës dhe traumë në fytyrë, ndërsa dy të tjerët morën dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Të tre u trajtuan në spital dhe kanë marrë një pushim prej 15 ditësh.

Pas njoftimit për sulmin, në zonë mbërritën patrulla të tjera të Policisë së Shtetit për t’u ardhur në ndihmë kolegëve. Në përfundim të operacionit, tre persona u arrestuan dhe u dërguan në burg.

Ngjarja në Katania vjen vetëm pak ditë pas një tjetër episodi të dhunshëm ndaj policisë në Palermo. Në lagjen Falsomiele, një automjet policie u qëllua me gurë nga një grup banorësh, në një incident që, sipas hetimeve, lidhej me përpjekjen për të ndihmuar tre drejtues motorësh të largoheshin pasi nuk kishin ndaluar për kontroll.

Disa efektivë mbetën të lënduar edhe në atë rast, ndërsa dy persona të dyshuar për përfshirjen në sulm u gjetën dhe u ndaluan në një magazinë. Nga incidenti u dëmtuan edhe dy automjete të policisë.

ME TE LEXUARAT