Luiz Ejlli ankimon dënimin me 1 vit burg! Gjykata e Fierit e shpalli fajtor këngëtarin për falsifikim dokumentesh

Aktualitet

Luiz Ejlli ankimon dënimin me 1 vit burg! Gjykata e Fierit e shpalli fajtor

Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve.

Dosja në ngarkim të tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.

Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani  e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion