Presidenti i Airbus thirrje vendeve evropiane të pajisen me armë bërthamore taktike

Bota

Presidenti i Airbus thirrje vendeve evropiane të pajisen me armë

Presidenti i Airbus, Rene Obermann, u ka bërë thirrje vendeve evropiane të pajisen me armë bërthamore taktike në përgjigje të kërcënimit që paraqesin raketat ruse Iskander të vendosura në Kaliningrad.

“Thembra jonë e Akilit duket se është ajo me të cilën Rusia po na kërcënon publikisht: Kjo do të thotë mbi 500 koka bërthamore taktike në raketat Iskander 26 pikërisht në pragun tonë në Kaliningrad, përveç atyre të reja të vendosura në Bjellorusi”, tha Obermann në Konferencën e Sigurisë në Berlin.

Ai theksoi se Gjermania, Franca, Britania dhe shtetet e tjera anëtare evropiane duhet të jenë gatshme të bien dakord për një program të përbashkët dhe gradual të parandalimit bërthamor, duke përfshirë në një masë të madhe nivelin taktik.

“Mendoj se kjo do të ishte një shenjë e madhe e parandalimit”, shtoi ai.

Lidhur mbi komentet e Obermann-it, një zyrtar i NATO-s tha se aleanca nuk ka parë ndonjë ndryshim të kohëve të fundit në qëndrimin bërthamor të Rusisë.

ME TE LEXUARAT