Nis qarkullimi i gripit, ISHP: Pikun e presim në fund të muajit janar

Aktualitet

Nis qarkullimi i gripit, ISHP: Pikun e presim në fund të muajit janar

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit. Specialistët e ISHP bëjnë me dije se tashmë janë izoluar rastet e para me grip. Kurba e infektimeve me të gjitha viruset respiratore po ndjek një trajektore rritëse, por sipas ekpsertëve kulmi prite të arrihet në janar të 2026.

Specialisti i ISHP, Artan Simaku theksoi se duhet kontaktuar direkt mjeku sapo të shihen shenjat e para për të parandaluar format e rënda.

“Të gjithë janë të riskuar për tu prekur nga gripi, covid apo çdo virozë respiratore, ndaj specialistët kërkojnë kontaktin e menjëhershëm me mjekun që në shenjën e parë, kështu do të parandalojmë format e rënda por edhe të ndërpresim zinxhirin e infektimeve”, tha ai.

Simaku shtoi se vaksinimi mbron grupet e moshave që janë më të riskuara siç janë fëmijët dhe të moshuarit./euronews

‘Në kuadër të masave parandaluese, specialistët e ISHP rekomandojnë injektimin e vaksinës, veçanërisht për grupet e riskut siç janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit, gratë shtatëzëna apo të sëmurët kronik”, tha ai.

Ata thonë se vaksina mbron nga format e rënda dhe vdekjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion