Prag lufte? Rusia grumbullon ushtrinë në kufi me Ukrainën, CNN: Bllof apo Putin po luan me zjarrin?

Bota

Prag lufte? Rusia grumbullon ushtrinë në kufi me Ukrainën, CNN:

Në prag të një konflikti të ri? Tensionohet situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës. “Bllof apo jo, Putin po luan me zjarrin” shkruan CNN. Moska duket se po përpiqet që të rikthejë konfliktin ushtarak rreth rajonit separatist në Donbas në Ukraina në 2014.

CNN vijon më tej shkrimin duke theksuar se “sinjalet e Rusisë janë të dukshme”, pasi imazhet satelitore tregojnë autokolona të blinduara që lëvizin drejt zonës së kufirit me Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se Rusia tani ka më shumë trupa pranë kufirit me Ukrainën se çdo herë që nga viti 2014, kur gadishulli i Krimesë u aneksua. Më në jug, raportet e inteligjencës ushtarake kanë vlerësuar se rreth 4,000 forca të armatosura ruse ishin parë të lëviznin në Krime, i tha CNN një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Prag lufte? Rusia grumbullon ushtrinë në kufi me Ukrainën, CNN:

Moska gjithashtu po flet lojën. Një zyrtar i lartë rus, Dmitri Kozak tha se Moska ashtu si gjithmonë do të vijë në mbrojtje të popullsisë në lindje të Ukrainës nëse është e nevojshme duke lënë të hapur gjithçka. Ai tha më tej, se fillimi i një konflikti do të ishte “fillimi i fundit të Ukrainës”.

Por cfarë po bën Ukraina? Presidenti Volodymyr Zelensky ka lëvizur disa njësi ushtarake në afërsi të Donbasit dhe të enjten bëri një udhëtim me profil të lartë në zonë. Ai u përpoq të ishte afër trupave, i vetëdijshëm se Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se do të qëndrojë pranë tij.

Shtëpia e Bardhë është shprehur se “shqetësohet gjithnjë e më shumë nga agresionet ruse të përshkallëzuara të kohëve të fundit në Ukrainën lindore” dhe zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë lënë të kuptohet se ata mund të dërgojnë anije luftarake në Detin e Zi, një sinjal i përfshirjes në rritje, edhe pse avionët amerikanë kanë monitoruar rregullisht atë zonë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Putinit të tërhiqte forcat e tij gjatë një telefonate të Enjten.

Pyetja kryesore është ende pa përgjigje, cili do të ishte qëllimi i Rusisë në një ndërhyrje ushtarake? Disa analistë mendojnë se qëllimi është aneksimi i Donbasit. Presidenti i SHBA Biden e ka bërë të qartë se ai do t’i ofrojë “mbështetje të palëkundur” Kievit.

ME TE LEXUARAT