Meghan Markle dhe Harry reagojnë për vdekjen e Princit Philip

Bota

Meghan Markle dhe Harry reagojnë për vdekjen e Princit Philip

“Pusho në paqe Lartmadhëria juaj, Duka i Edinburgut”. Me një mesazh të thjeshtë, Princ Harry dhe Meghan Markle i dhanë lamtumirë Princit Philip. Harry po përgatitet të kthehet në Britani për herë të parë që nga largimi nga detyrat mbretërore pas vdekjes së Philipit, por mbetet e paqartë nëse Meghan do ta shoqërojë.

Duka i Sussex-it thuhet se “nuk dëshiron asgjë më shumë sesa të jetë atje për familjen e tij” ndërsa ata mbajnë zi për humbjen e Dukës së Edinburgut, 99 vjeç. Një burim i afërt tha për “Daily Mail”: Harry do të bëjë absolutisht të pamundurën që të kthehet në MB dhe të jetë me familjen, dhe veçanërisht gjyshen e tij, gjatë kësaj kohe të tmerrshme.”

Harry, Meghan Markle dhe Princi Philip në Ditën e Krishtlindjes 2017. Çifti nuk ka qenë në Britani të Madhe që nga marsi i vitit të kaluar

“Meghan është shtatzënë kështu që do të duhet të marrë këshilla nga mjekët e saj nëse është e sigurt që të udhëtojë, por unë mendoj se Harry do të shkojë patjetër.”, shtoi më tej burimi. Princi Philip vdiq paqësisht këtë mëngjes në Windsor, konfirmoi Pallati Buckingham. Vdekja e gjyshit të Harry-t vjen disa javë pasi ata dhanë intervistës bombë për Oprah Winfrey.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion