Enca shpërthen ndaj fansave: Njerëzit që i urrejnë të pasurit nuk do të bëhen kurrë të tillë
Lajmifundit
/
6 Prill 2021, 20:16
Showbiz

Enca Haxhia është një ndër këngëtaret më të përfolura të showbizit shqiptar. Së fundmi, Enca ka udhëtuar për në Dubai, dhe po qëndron në një nga hotelet luksoze të vendit.
Udhëtimi i saj duket të jetë kritikuar nga ndjekësit, që nxiti edhe reagimin e saj në rrjetin social, Instagram. Ajo u përgjigj me anë të një postimi, ku thotë se ata që i urrejnë të suksesshmit e të pasurit, nuk do të jenë kurrë të tillë.
“Njerezit qe i ‘urrejne’ njerezit e suksesshem/pasur nuk do te jene kurre te tille, sepse nuk mund te behesh dicka qe e “urren”, shkruan ajo.



