Po kontrollonte zbatimin e masave anti-Covid, policja dhunohet brutalisht me shkelma nga një qytetare

Bota

Po kontrollonte zbatimin e masave anti-Covid, policja dhunohet brutalisht

Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur së fundmi në Itali ku një oficere policie është dhunuar nga një qytetare, pasi kishte shkuar të kontrollonte zbatimin e masave anti-Covid.

Mediat italiane, bëjnë me dije se një police është dhunuar me shkelma dhe grushte nga një qytetare gjatë kohës që kjo e fundit po bënte kontrollin e masave anti-Covid në afërsi të një lokali në Piazza Cavour.

Mësohet se ajo ka kundërshtuar me forcë kontrollin policor, por megjithatë ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar gruan të bëjë një veprim esktrem ndaj efektives.

Autoritetet shprehen se dhuna është e patolerueshme, sakaq gruaja është arrestuar teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion