Pjesëmarrës në festivalin fetar hebre, vdesin tragjikisht 44 persona në Izrael, 10 në gjendje të rëndë

Bota

Pjesëmarrës në festivalin fetar hebre, vdesin tragjikisht 44

Një tragjedi ka ndodhur në Izrael, ku mësohet se gjatë një festivali fetar hebre, kanë mbetur të vdekur 44 persona dhe 10 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën. Lajmin e bëri me dije ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se tragjedia ndodhi një ditë më parë, ku përpos viktimave, 100 persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat izraelite shkruajnë se incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën në shkallët. Raportet tjera, nga policia, thonë se gjatë tubimit është shembur një strkturë ku qëndronin njerëzit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një "katastrofë të rëndë" dhe tha se po lutej për viktimat. Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh.

ME TE LEXUARAT