Aksidentoi për vdekje një person, pranga shoferit 22-vjeçar

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një person, pranga shoferit 22-vjeçar

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H.(S)., 26 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin M. Zh., 29 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit V. K., 28 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. H., 35 vjeç dhe V. H., 56 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A.

•Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 36 vjeç, sepse pas një konflikti për parkimin e mjetit, ka goditur me grushte shtetasin A. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

•Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin E. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion