Covid-19/ Polonia i jep fund kufizimit, hap lokalet, restorantet dhe qendrat tregtare

Qeveria polake ka lehtësuar masat anti-covid-19 në vend. Sipas vendimit, do hapen qendrat tregtare, do mund të frekuentojnë kafenetë apo restorantet në ambiente jashtë.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Mateusz Moraëiecki në një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij ai tha se ekonomia do të riaktivizohet gradualisht dhe tha se qendrat tregtare, galeritë e artit, muzetë dhe dyqanet e materialeve të ndërtimit dhe mobilieve do të rihapen më 4 maj.
“Hotelet do të jenë në gjendje të rifillojnë operacionet në 8 maj, por vetëm me kapacitet 50%, restorantet dhe kafenetë më 15 maj, por vetëm për klientët që ulen jashtë”, tha Moraëiecki.
“Nga 1 maj, do të lejohen disa aktivitete sportive në natyrë dhe të brendshme, por me një kufi prej 50 personash. Nga 1 maj, ne do të lejojmë të hapen disa aktivitete sportive në natyrë, dhe gjithashtu palestra dhe pishina”, tha Moraëiecki. Ai shtoi se ngjarjet më të mëdha në natyrë si dasmat do të lejohen nga 15 maji, por me një limit të frekuentimit prej 25 personash.


