Durrës/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, policia rrugore vë në pranga 3 persona

Aktualitet

Durrës/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, policia

Policia e qarkullimit rrugor në Durrës ka arrestuar tre persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tyre shkaktoi aksident, duke përfshirë edhe 4 mjete të tjera. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, vetëm materiale.

“Durrës/ Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. G., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 5, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

Xh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Ford", në gjendje të dehur, ka shkaktuar aksident rrugor me 4 mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion