Përsëritet historia, polici në Kaliforni i vë gjurin në fyt 26-vjeçarit derisa ndërron jetë

Bota

Përsëritet historia, polici në Kaliforni i vë gjurin në

Një 26 vjecar hispanik, Mario Gonzales, është vrarë nga policia në Kaliforni. Ngjarja sjell në kujtesë atë të afro-amerikanit George Floyd dhe ka ndodhur në 19 prill. Por pamjet e kamerës së trupit të agjentit të policisë janë bërë publike vetëm orët e fundit.

Në këto pamje duket 26 vjecari në gjendje të dehur, i arrestuar dhe në pamundësi për të lëvizur, me fytyrë në tokë përreth pesë minuta.

Një agjent i vendos gjurin në kraharor duke e mbajtur me forcë pavarësisht lutjeve të tij për ta lënë të lirë. Përpjekjet për ta risjellë në jetë rezultuan të kota. Një zëdhënës i bashkisë së qytetit publikoi emrat e tre agjentëve të policisë të cilët u pezulluan menjëherë nga detyra.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion