Djali i Aqif Rakipit merr mandatin e deputetit të PS në Tiranë, ja kujt ia ‘rrëmbeu karrigen’

Politikë

Djali i Aqif Rakipit merr mandatin e deputetit të PS në Tiranë,

Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer herësin, duke siguruar kështu një vend të sigurt në Parlamentin e ardhshëm. Ornaldo Rakipi, i cili kandidoi nën siglën e PS-së ka fituar deri më tani 12 778 vota, kur janë numëruar 984 qendra votimi nga 1243 që janë në total.

Djali i ish-deputetit të PDIU-së merr një mandat të rëndësishëm, pasi ka ‘rrëmbyer’ karrigen e Ervin Bushatit, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

Për të thyer herësin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që kur ka mbetur edhe disa qendra votimi pa numëruar në Tiranë ai e ka kaluar këtë pritshmëri.

Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, dhe ai ka marrë si vota preferenciale 1 880 vota.

Ndërkohë që Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve, duke u renditur si deputeti i tretë më i votuar në PS.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion