Përndoqi për disa muaj një 26-vjeçare, arrestohet i riu shqiptar në Kroaci

Bota

Përndoqi për disa muaj një 26-vjeçare, arrestohet i riu

Autoritetet kroate kanë përfunduar hetimet ndaj një 37-vjeçari shqiptar i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe përndjeke. Shqiptari që nga korriku i vitit të kaluar deri në mesin e majit të këtij viti, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 26-vjeçare shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila qëndron përkohësisht në Kroaci.

Ai disa herë ka shkuar në vendin e saj të punës dhe ka tentuar të fillojë një lidhje dashurie me të, pavarësisht refuzimit të saj. Ngjarja kulmoi mbrëmjen e 13 majit në Dubrovnik, kur shqiptari sulmoi fizikisht një të njohur të saj.

Mësohet se ai fillimisht ka goditur me grushte në kokë të njohurin e vajzës dhe më pas, duke e kërcënuar me vdekje, tentoi ta godasë me një mjet të mprehtë në qafë. Në këtë e pengoi një punonjës i një lokali afër. Gjatë sulmit, lëndime të lehta morën si i riu i sulmuar, ashtu edhe punonjësi që ndërhyri për ta ndihmuar.

I dyshuari u arrestua shpejt dhe pas përfundimit të hetimeve penale dhe paraqitjes së kallëzimit penal, ai u dërgua mbrëmë vonë në njësinë e paraburgimit të Policisë së Qarkut Dubrovnik-Neretva.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion