Përmbytje në Nepal, 2 të vdekur, qindra të evakuuar

Bota

Përmbytje në Nepal, 2 të vdekur, qindra të evakuuar

Në Nepal banorët po përballen me rreshqitje dheu dhe përmbytje dhe për pasojë kanë vdekur 2 persona dhe janë evakuuar qindra bnaorë. Lajmi u bë me dije nga kreu i Qendrës Kombëtare të Operacioneve të Urgjencës, Dil Kumar Tamang, i cili shtoi se shumë persona janë zhdukur.

“Më shumë se 300 njerëz janë larguar nga fshatrat e tyre në rrethin e goditur Manang”, tha Tamang. Ai shtoi se rreth 27 punëtorë u shpëtuan nga një projekt hidroenergjetik në rrethin Sindhupalchok, në verilindje të kryeqytetit Katmandu. Mbrëmë përmbytjet goditën qytetin Melamchi në rrethin Sindhupalchok, tha ai, duke shtuar se fatalitetet ende nuk janë përcaktuar.

Të shtunën, zyra Meteorologjike e vendit paralajmëroi reshje të mëdha shiu këtë javë, me paralajmërime se dhjetëra lumenj do të përmbytnin qytetet në të gjithë vendin.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion