Përhapja e koronavirusit, BE merr vendimin e papritur

Bota

Përhapja e koronavirusit, BE merr vendimin e papritur

Komisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevicius mendon se kontrolli i ujërave të zeza është metodë e besueshme për sigurimin e informacionit në përhapjen e virusit.

Sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shtetet anëtare duhet të analizojnë sistematikisht ujërat e zeza për viruset korona për të parandaluar pandeminë e koronës. “Monitorimi i ujërave të zeza mund të jetë një burim i lirë, i shpejtë dhe i besueshëm informacioni rreth përhapjes së virusit dhe varianteve të tij në popullatë“, tha Komisioneri i BE-së për Mjedisin dhe Oqeanet, Virginijus Sinkevicius, për gazetën “Welt am Sonntag”.

27 shtetet anëtare duhet të “krijojnë sisteme efektive për monitorimin e ujërave të zeza sa më shpejt të jetë e mundur“. Kjo mund të bëhet maksimumi brenda prej gjashtë muajsh.Kontrolli i ujërave të zeza është “një koncept i provuar dhe i testuar për mbikëqyrjen e shëndetit publik”.

Disa metropole evropiane, për shembull Barcelona, përdorin mostra të ujërave të zeza për të përllogaritur sasinë dhe llojin e konsumit të drogave, shpjegoi Komisioneri i Mjedisit dhe i Oqeaneve.

Analiza e ujërave të ndotura mund të përdoret jo vetëm si sistem paralajmërimi i hershëm. “Nëse në ujërat e zeza nuk zbulohen gjurmë të virusit, kjo mund të jetë një tregues se në zonat e shqyrtuara rreziku duhet të jetë më i ulët”, shtoi Komisioneri i BE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion