I riu u gjet i vdekur në banesën e tij, arrestohet pas dëshmisë greku. Çfarë e futi në "kurth"

Bota

I riu u gjet i vdekur në banesën e tij, arrestohet pas

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Voula, në Greqi, pasi një burrë me origjinë rumune është gjetur i vdekur të martën në mbrëmje, në apartamentin luksoz të një greko-amerikani.

31-vjeçari u gjet pa ndjenja në divanin e shtëpisë, nga greko-Amerikani, i cili menjëherë informoi autoritetet. Paraprakisht dyshohet se burri ka përdorur drogë, por pritet autopsia e 31-vjeçarit, për ta parë nëse ka ndërruar jetë nga mbidoza.

Sipas informacionit nga protothema.gr në deklaratën e tij të parë në polici, pronari i banesës deklaroi se ishte takuar me 31-vjeçarin tre javë më parë. Ata filluan të shoqëroheshin pa pasur informacione të tjera rreth njeri-tjetrit, përveç punës si kuzhinier. Ai nuk kishte më shumë detaje se ku jetonte më herët ose nëse ka një familje.

Raportohet se pronari i banesës është arrestuar për rastin sepse pas një hetimi nga policia e Departamentit të Sigurisë Voula – Vari – Vouliagmeni, sasi droge u gjetën në apartamentin e tij.

Pronari Greko-Amerikan, i cili pritet të dalë para prokurorit në orët e ardhshme, ishte i njohur për autoritetet, ndërsa ai ishte dënuar si në Greqi dhe në SHBA , 15 vjet më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion