Pas Antalias, raportohet një zjarr masiv në qendër të Stambollit
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 12:37
Bota

Ditën e sotme, një zjarr masiv është raportuar në Turqi. Sipas mediave vendase, zjarri ka nisur në një magazinë logjistike në Stamboll, ku tymi ka arritur aq lart duke alarmuar banorët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Esenyurt dhe fatmirësisht nuk ka të vdekur.
Zjarrëfikësja ka mbërritur në vend, për të neutralizuar situatën.

Ndërkohë që kujtojmë se jugu i Turqisë për ditë me radhë është pushtuar nga zjarri, ku për pasojë kanë humbur jetën 8 persona.


