I vodhi telefonin dhe portofolin një gruaje në Tiranë, policia arreston të riun
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 12:22
Aktualitet

Një 31-vjeçar me iniciale K.N. është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur telefonin dhe portofolin një gruaje.
Në lidhje me këtë ngjarje materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i K. N., 31 vjeç, pasi ka vjedhur telefonin dhe portofolin e shtetases M. L;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

