U fut në ujë për të shpëtuar dy djemtë e tij të mitur, vdes 64-vjeçari në Itali
Lajmifundit
/
6 Gusht 2021, 12:19
Bota

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Mësohet se një 64-vjeçar është mbytur në det, pasi ndihmoi dy djemtë e tij 6 dhe 8-vjeç. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmë pasi po tërhiqeshin nga dallgët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Ladispolit, ku viktima Massimo Armeni vdiq pranë bregut. Sipas mediave, ndonëse iu dha ndihma e parë, ai nuk shpëtoi dot. Nuk dihet nëse shkak ishte mbytja, ndonjë sëmundje apo me zemrën.


