Paolo Maldini i preferuari i tifozëve për kreun e futbollit italian

Bota

Paolo Maldini i preferuari i tifozëve për kreun e futbollit italian

Pas dorëheqjes së Gabriele Gravinës, futbolli italian po kërkon një figurë të re për të udhëhequr Federatën, me zgjedhjet që do të mbahen më 22 qershor.

Sipas sondazheve të fundit, Paolo Maldini është kandidati më i preferuar nga tifozët italianë, duke marrë mbështetjen e rreth 70% të tyre.

Ish-kapiteni i Milanit konsiderohet njeriu i duhur për të sjellë një kthesë pozitive, një mendim i mbështetur edhe nga figura si Ciro Ferrara, që e përshkruan si kombinimin ideal mes një menaxheri dhe një njeriu të fushës.

Megjithatë, situata mbetet komplekse në nivelet institucionale. Ministri i Sportit, Andrea Abodi, ka kontaktuar Maldinin, i cili thuhet se është i rezervuar për të pranuar poste ku ndikimi i tij mund të jetë i kufizuar.

Ndërkohë, Qeveria kërkon një figurë të fortë që të rivalizojë Giovanni Malagò-n, aktualisht favoritin kryesor për udhëheqjen e Federatës.

ME TE LEXUARAT