Anija tregtare mbytet në detin Azovit, një viktimë dhe dy të zhdukur

Një anije tregtare që transportonte grurë u mbyt më 5 prill në Detin e Azovit, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe duke lënë dy persona të zhdukur, njoftoi një zyrtar rus.
Vladimir Saldo, i emëruar nga Rusia për të administruar zonat e kontrolluara nga Moska në rajonin Kherson të Ukrainës, deklaroi në Telegram se nëntë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar dhe u gjetën të gjallë në breg. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë shtetas rusë.
Sipas tij, një nga ndihmësit e kapitenit ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoritetet kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e fundosjes.
Po ashtu, po merret në konsideratë mundësia që anija të jetë goditur nga një dron ukrainas dhe më pas të jetë përfshirë nga flakët, çka mund të ketë çuar në mbytjen e saj.
Ngjarja ngre shqetësime për sigurinë e transportit detar në zonat e konfliktit dhe mund të ndikojë në furnizimet me grurë dhe mallra të tjera të rëndësishme në rajon.


