Palestina jeton me frikë, forcat izraelite qëllojnë për vdekje një grua

Një grua nga Palestina është vrarë nga ushtria izraelite, ku sipas tyre, ajo po përpiqej të kryente një sulm të goditjes me makinë. Ata shtojnë se gruaja në fjalë tentoi të godiste disa ushtarë izraelitë dhe ishte e armatosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në verilindje të Kudsit.
Ushtria tha se një ushtar ishte plagosur lehtë. Nuk ka ende asnjë koment nga autoritetet palestineze mbi incidentin.
Dhjetëra palestinezë u vranë nga forcat izraelite në muajt e fundit për gjoja përpjekje për të kryer sulme me thikë ose goditje me makinë. Ndërkohë, organizatat palestineze të mbrojtjes së të drejtave të njeriut akuzojnë forcat izraelite për vrasjen e qëllimshme të palestinezëve pa asnjë rrezik për jetën e tyre.
Vrasja e sotme erdhi në mes të tensionit në rritje në Kudsin Lindor të okupuar pas një marshimi provokues të organizuar dje nga izraelitët e krahut të djathtë./AA


