Paketa për rikuperuar ekonominë nga Covid-19, 7 nga 27 vendet e BE kanë paraqitur planin

Bota

Paketa për rikuperuar ekonominë nga Covid-19, 7 nga 27 vendet e BE

Një lajm vjen nga BE, ku mësohet se nëntë nga 27 vendet e BE kanë paraqitur deri tani planet e tyre kombëtare për të zhbllokuar grante dhe hua për rimëkëmbje, me vlerë miliarda dollarë. Kujtojmë se një vit më parë, BE krijoi një paketë rikuperimi prej 750 miliardë eurosh (907 miliardë dollarë) për të stimuluar ekonomitë e bllokuara të goditura nga pandemia e Covid-19, ku vendet duhet të hartojnë plane për ato për të cilat synojnë të përdorin paratë, në kushte të caktuara.

Për shembull, vendet do të duhet të shpenzojnë të paktën 37% të fondeve të alokuara për të mbështetur qëllimet mjedisore dhe 20% për dixhitalizimin. “Por, që nga mbrëmja e së premtes, vetëm Franca, Greqia, Portugalia, Sllovakia, Gjermania, Danimarka, Spanja, Letonia dhe Luksemburgu kishin paraqitur planet e tyre”, theksoi Komisioni Europian.

Afati i fundit për dorëzimin e planeve ishte zyrtarisht 30 prill, dhe për këtë vonesë, zëdhënësja Marta Ëieczorek tha se ishte vetëm një “datë orientimi”. “Në të vërtetë u takon shteteve anëtare të vendosin se kur janë të gatshëm të paraqesin planet e tyre”, theksoi ajo.

ME TE LEXUARAT