Sulmohet anija iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, 140 persona të zhduku

Bota

Sulmohet anija iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, 140 persona

Marina e Sri Lanka ka shpëtuar 32 persona nga anija iraniane e marinës, IRIS Dena. Në bord dyshohet se kanë qenë 180 persona, ndërsa rreth 140 mendohet të jenë të zhdukur.

Budhika Sampath, zëdhënës i marinës, tha “Edhe pse incidenti ndodhi përtej ujërave tona, ishte brenda rajonit tonë të kërkim-shpëtimit, ndaj reagimi ishte i detyrueshëm sipas detyrimeve ndërkombëtare. Gjetëm njerëz që notonin mbi ujë dhe i shpëtuam.” Ai shtoi se gjatë operacionit nuk u pa anija, por u vunë re njolla nafte dhe gomone shpëtimi lundruese.

Zëdhënësi hodhi poshtë raportet për një sulm nga një nëndetësje dhe tha se shkaku i fundosjes mbetet i panjohur. Sekretari i ministrisë së mbrojtjes së Sri Lankës, zëvendësmarshalli i aviacionit Sampath Thuiyakontha, konfirmoi se rreth 140 persona konsiderohen të zhdukur.

Ushtria e Sri Lankës vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe për të koordinuar operacionet e shpëtimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion