Nuk ndalet lufta në Palestinë, policia izraelite vret dy vendas, një plagoset rëndë

Bota

Nuk ndalet lufta në Palestinë, policia izraelite vret dy vendas,

Në Palestinë duket se po rikthehet lufta. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se forcat speciale izraelite kanë vrarë dy oficerë palaestinezë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve izraelite,  incidenti është shkaktuar nga identifikimi i gabuar, gjatë një operacioni për kërkimin e personave të armatosur.

“Duket se njësia ndaj të cilës qëlluan me armë ishte e fshehtë. Forcat tona ia kthyen zjarrin, duke menduar se të shtënat nga burrat palestinezë të sigurisë ishin pjesë e përleshjes me terroristët e kërkuar”, thanë burime izraelite.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se përpos dy të vdekurve, një person tjetër është plagosur rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion