Çfarë po ndodh me pagat e gjyqtarëve? SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm

Aktualitet

Çfarë po ndodh me pagat e gjyqtarëve? SPAK merr në pyetje
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për çështjen e pagave të gjyqatarëve.

Mesohet se Gentian Keri u pyet nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Keri ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Ndërkohë, lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm është shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares, pasi ajo nuk kishte zbatuar ligjin.

Çështja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kallëzua në SPAK në muajin shtator. Si persona të kallëzuar, përveç Kerit, është edhe ministri i Financave, për të cilin ende nuk është vendosur se kur do të merret në pyetje.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion