Ndalesa e parë në Britani, Biden shfaqet premtues: Do t’i përgjigjemi veprimeve armiqësore nga Rusia

Bota

Ndalesa e parë në Britani, Biden shfaqet premtues: Do t’i

Presidenti i SHBA-ve, Joe Bide, ndalesën e parë në Europë, e ka në Britaninë e Madhe. Ai e nis fjalimin me vendosshmërinë për të përballur vështirësitë e së ardhmes, por, nuk la pa përmendur Rusinë. “Amerika është rikthyer, demokracitë janë bashkuar për të përballuar sfidat e së ardhmes.

Ne do t’i përgjigjemi veprimeve armiqësore nga Rusia. Ne nuk po kërkojmë konflikt por një marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë. Unë do të riafirmoj angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e ndërsjellë të vendeve të NATO-s”, tha Biden.

Biden do qëndrojë në Europë për 8 ditë, ku pritet të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërsa të dielën do të marrë pjesë në samitin e G7 për të diskutuar rreth ndryshimit të klimës, rritjen e zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit dhe teknologjinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion