Klevin Metaj lë qelinë, Apeli ndryshon masën e sigurisë në detyrim paraqitjeje për protestuesin

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, duke e liruar nga “arresti në shtëpi” dhe duke e zëvendësuar me masën “detyrim për paraqitje” një herë në muaj.
Vendimi është marrë pas ankimit të mbrojtjes ndaj masës së sigurisë të caktuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë. Metaj do të duhet të paraqitet një herë në muaj pranë organit përkatës.
Avokati mbrojtës ka bërë gjithashtu të ditur se është regjistruar një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me pretendimet për trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj 22-vjeçarit.
Klevi Metaj u arrestua në ditët e para të protestave studentore, rreth një muaj më parë. Pamjet e përplasjes së tij me disa efektivë të Policisë dhe momenti i prangosjes në hekurat e portës së pasme të Ministrisë së Arsimit u shpërndanë gjerësisht në mediat ndërkombëtare.


